Lajme

Përfundon numërimi i votave në Kamenicë, VV-ja mposhtë PDK-në në bastionin e saj! (Grafika)

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 12 June 2017

Nga 56 vendvotime të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Komunën e Kamenicës Lëvizja Vetëvendosje ka arritur ta mposhtë Partinë Demokratike të Kosovës e cila ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me AAK-në e NISMA-n.

Në bastionin e PDK-së, Kamenicën aty ku kjo parti arriti t’i fitojë dy palë zgjedhje kësaj radhe është rënditur e treta për nga numëri i votave kështu duke pasuar LDK-në e cila është në koalicion me AKR-në.

VV-ja në këtë komunë ka marrë 5 mijë 844 vota ose thënë në për qindje 38,60% kurse LDK-AKR ka marrë 4 mijë e 340 vota ose thënë në për qidnje 28,67% ndërsa PDK-AAK-NISMA 3 mijë 252 vota ose me për qindje 21,48%.

-Advertisement-

Në këtë komunë kanë votuar 16 mijë e 195 qytetarë. KQZ-ja ka shpallur 975 votime të pavlefshme. Rezultatet preliminare kanë përfunduar në këtë komunë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera