Lajme

Përfundon numërimi i votave, ja kur dalin rezultatet nga KQZ

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 12 June 2017

Gjatë ditës, KQZ do të dal me një konferencë për media për komunikimin e rezultateve edhe për sqarimin rreth faqes e cila që nga mbrëmë nuk është duke punuar.Numërimi i votave ka përfunduar mbrëmë në vendvotime, dhe shumë shpejt edhe do të shpallen rezultatet nga KQZ.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se sot gjatë ditës ata do dalin me një konferencë për media, ku përveç komunikimit të rezultateve do japin sqarim edhe për faqen e KQZ-së e cila që nga mbrëmë po ka probleme teknike.

“Nëpër vendvotime, numërimi ka përfunduar mbrëmë, mirëpo për shkak të problemeve teknike ende nuk ka arritur të përditësohen të dhënat në faqen e KQZ-së. Për këtë do të dalim me një konferencë për media gjatë ditës së sotme ku do të shpallen edhe rezultatet edhe do jepen sqarime për faqen.

-Advertisement-

Sapo të rregullohet faqja, rezultatet do të publikohen edhe në faqe”, ka thënë Elezi.E tashmë Demokracia në Veprim ka përfunduar numërimin e votave dhe ka dalë me rezultatet si më poshtë:Sipas rezultateve të publikuara nga DnV del që koalicioni PAN të ketë marrë 33.1 përqind, Vetëvendosje 26.6 përqind dhe koalicioni LAA me 25.3 përqind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera