Lajme

Përfundon numërimi në Shtime, kjo pari del e para me vetëm 59 vota më shumë

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 17 October 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve preliminare për zgjedhjet lokale të mbajtura këtë të diele në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Tashmë edhe zyrtarisht ka përfunduar numërimi në komunën e Shtimes, ku i pari ka dalë kandidati i LVV-së, Qemajl Aliu, që ka marrë 5,840 vota apo 45,10%.

I dyti është radhitur kandidati i PDK-së, Naim Ismalji, i cili ka marrë 5,781 vota apo 44,64 vota, ndërsa i treti ka mbetur Bedri Zeqiri i LDK-së, i cili ka marrë vetëm 1,329 vota apo 10,26%.

-Advertisement-

Kësisoj kjo komunë shkon në balotazh mes LVV-së dhe PDK-së.

Më poshtë keni rezultatin pas numërimit të 100% të votave nga KQZ./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera