Lajme

Përfundon numërimi i votave në Gjilan, Alban Hyseni zyrtarisht e pensionon Lutfi Hazirin

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 14 November 2021

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në komunën e Gjilanit, në balotazhin e mbajtur këtë të diele me 14 nëntor, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kryetar i ri i komunës së Gjilanit do të jetë Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje.

Hyseni e ka pensionuar Lutfi Hazirin e LDK-së, i cili ka udhëhequr me Gjilanin për tri mandate.

-Advertisement-

Alban Hyseni sipas KQZ-së ka marrë 21.347 vota apo 51.03%, kurse Lutfi Haziri ka marrë 20.515 vota apo 48.97%./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera