Lajme

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Vushtrri, Xhafer Tahiri del i dyti

Autori: Gazeta inFokus 00:27 | 18 October 2021

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në komunën e Vushtrrisë, shkruan Gazeta inFokus.

Edhe kjo komunë ka shkuar në balotazh me Ferit Idrizin e PDK-së që ka dalë para Xhafer Tahirit të LDK-së.

Idrizi ka marrë 10,057 vota apo 34,89%, kurse Tahiri është votuar nga 9,735 qytetarë apo 33,77%.

-Advertisement-

Në qytetin e Vushtrrisë i treti ka dalë Arsim Rexhepi i LVV-së, i cili ka marrë 7,504 vota apo 26,03%.

Më poshtë keni rezultatin në komunën e Vushtrrisë pas numërimit të 100% të votave nga KQZ./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera