Sport

Përfundon ndeshja në ‘Zahir Pajaziti’, kjo skuadër arkëton pikët e plota

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 22 February 2020

Llapi e ka fituar derbin e javës ndaj Feronikelit me rezultat 2-1, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 19-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, të besuarit e Tahir Batatinës arkëtuan tri pikë shumë të rëndësishme.

Ndeshjen e zhbllokoi Ersil Ymeraj në minutën e 13’ të takimit, duke kaluar Llapin në epërsi.

-Advertisement-

‘Industrialistët’ arritën shpejtë ta barazonin rezultatin.

Për 1-1 realizoi Ilir Berisha në minutën e 18’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa në 45 minutat e dytë Llapi e shënoi golin e fitores.

Ishte Ersil Ymeraj, ai i cili realizoi golin e dytë personal dhe të dytin për llapjanët në këtë takim.

Ymeraj shënoi në minutën e 50’ për rezultatin përfundimtar 2-1, pas një gabimi të portierit të Niklit, Florian Smakiqi.

Feronikeli e humbi një penallti në minutën e fundit të takimit, pasi braziliani Da Silva dështoi të shënoj në portën e portierit italian, Nava, i cili e priti penalltinë dhe u bë hero i Llapit në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitoreje Llapi renditet i 6-ti me 28-të pikë, aq sa ka edhe Feronikeli që renditet i pesti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera