Sport

Përfundon ndeshja në Suharekë, Ballkani mposhtë Llapin dhe vazhdon kryesimin në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 22 November 2020

Ballkani e ka mposhtur Llapin me rezultat 4-2, në duelin e vlefshëm për javën e 13-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani çështjen e fituesit e zgjidhi qysh në pjesë e parë, pasi realizoi 4 gola, ndërsa llapjanët në pjesën e dytë shënuan dy gola, por nuk arritët të i’a vështirësonin fitoren djelmoshave të Ismet Munishit.

Golat për ‘portokallinjtë’ i realizuan Nazmi Gripshi (12’ edhe 38’), Ermal Krasniqi (23’) dhe Mirlind Daku (44’), kurse për mysafirët shënuan Elvis Prençi (52’) dhe Ahmed Januzi (79’).

-Advertisement-

Pas këtij triumfi Ballkani vazhdon kryesimin në Superligë me 29-të pikë, tri më shumë se Drita që ka një ndeshje me pak të luajtur, kurse Llapi mbetet i 9-ti me 8-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera