Sport

Përfundon ndeshja në Klinë, Prishtina e mposhtë Dukagjinin me përmbysje rezultati

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 19 September 2021

Kampionia aktuale e Kosovës në futboll, Prishtina e ka arritur fitoren e parë në këtë sezon në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Bardhekaltërit’ e kanë mposhtur në udhëtim Dukagjinin me përmbysje rezultati nga 1-0 në 1-2, në sfidën e vlefshme për xhiron e pestë të elitës së futbollit kosovar.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë, ekipi i drejtuar nga Armend Dallku, e nisi më mirë takimin, duke kaluar në avantazh në minutën e 35’.

-Advertisement-

Golin për klinasit e realizoi mbrojtësi, Ardin Dallku, i cili shënoi për rezultatin 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Dukagjinit, kurse në 45 minutat e dytë skuadra e Prishtinës arriti ta përmbyste rezultatin.

Fillimisht shifrat 1-1 i barazoi Mendurim Hoti në minutën e 60’ pas një asistimi nga Leotrim Kryeziu.

Kurse për rezultatin përfundimtar 1-2 për kryeqytetasit realizoi Besnik Krasniqi nga pika e bardh në minutën e 80’.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina ka kaluar në pozitën e shtatë me 5 pikë, kurse Dukagjini mbetet i teti me 2 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera