Sport

Përfundon ndeshja në ‘Fadil Vokrri’, Drita ‘mbahet si burrat’ ndaj Feyenoordit

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 22 July 2021

Ka përfunduar ndeshja e parë mes Dritës dhe Feyenoordit, e luajtur në kuadër të rrethit të dytë në Conference League, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, gjilanasit ia kanë arritur ta ndalin në barazim 0-0 gjigantin holandez.

Feyenoordi gjatë gjithë takimit provonte ta gjente rrugën e golit, por djelmoshat e drejtuar nga Ardian Nuhiu treguan paraqitje brilante në fazën e mbrojtjes, duke i bllokuar çdo korridor kundërshtarit.

-Advertisement-

Vlen të theksohet se ballafaqimi mes ekipit kosovar dhe atij holandez u zhvillua në praninë e rreth 4 mijë shikuesve, ku ‘Intelektualët’ i dhanë zemër skuadrës së Dritës.

Ndeshja e kthimit mes  Feyenoordit dhe Dritës zhvillohet javën tjetër në Roterdam të Holandës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera