Sport

Përfundon ndeshja ndërmjet Valencias dhe Barcelonës, ky është rezultati

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 25 January 2020

Valencia ia ka arritur ta mposhtë Barcelonën me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e 21-të në La Liga, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Estadio de Mestalla’ vendasit arritën ti arkëtonin pikët e plota përballë ‘Blaugranëve’.

Goli i parë në këtë takim u shënua në minutën e 48’, ku Jordi Alba i Barcelonës realizoi autogol.

-Advertisement-

Për rezultatin përfundimtar 2-0, shënoi Maximiliano Gomez në minutën e 77’.

Pas kësaj fitoreje Valencia renditet e pesta me 34 pikë, ndërsa Barcelona mbetet e para me 43 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi që ka një ndeshje me pak të luajtur./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera