Sport

Përfundon ndeshja ndërmjet Shakhtar Donetskit dhe Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 01 December 2020

Shakhtar Donetski ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme përballë Real Madridit me rezultat 2-0, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra ukrainase e ka mposhtur atë spanjolle në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së pestë të Grupit A në Ligën e Kampionëve.

Golat për Shakhtarin i realizuan Dentihno në minutën e 57’ dhe Manor Solomon në minutën e 82’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Donetski ka kaluar në pozitën e dytë me 7-të pikë, aq sa ka edhe Reali, që tani renditet i treti.

Të dy këto skuadra kualifikimin për në 1/8 e finales do ta kërkojnë në sfidat e fundit.

Në ndeshjen e fundit Shakhtari është mysafir i Interit, ndërsa Real Madridi luan në udhëtim të Monchengladbachi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera