Sport

Përfundon ndeshja ndërmjet Manchester Unitedit dhe Aston Villas, kjo skuadër kalon në rrethin tjetër në FA Cup

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 10 January 2022

Manchester Unitedi është skuadra e radhës e madhe që ka kaluar në 1/16 e finales në FA Cup, shkruan Gazeta inFokus.

‘Djajtë e Kuq’ e kanë eliminuar Aston Villan, pasi e kanë mposhtur me rezultat minimal 1-0.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Old Trafford’, golin e vetëm për vendasit e realizoi Scott McTominay.

Mesfushori skocez shënoi në minutën e 8’ të ndeshjes me kokë, pas një harkimi fantastik nga Fred.

Deri në fund ekipi i Aston Villas u mundua ta barazoj rezultatin dhe ta dërgoj takimin në vazhdime, por një gjë të tillë nuk e lejuan mbrojtësit e ‘Djajve të Kuq’.

Pas kësaj fitoreje, Manchester Unitedi ka kaluar në 1/16 e finales në FA Cup, aty ku do të takohet me Middlesbrough./Gazeta inFokus/

Të tjera