Sport

Përfundon ndeshja ndërmjet Italisë dhe Belgjikës, kjo kombëtare e fiton vendin e tretë në Ligën e Kombeve

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 10 October 2021

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Italisë dhe Belgjikës, e luajtur në kuadër të Ligës së Kombeve për vendin e tretë, shkruan Gazeta inFokus.

Italia e ka mposhtur Belgjikën më rezultat 2-1, dhe  kësisoj e ka fituar vendin e tretë në Ligën e Kombeve.

Në takimin e zhvilluar në ‘’Allianz Stadium’’ në Torino, golat për kampionët aktual të Evropës i realizuan Nicolo Barella (46’) dhe Domenico Berardi (65’) kurse golin e vetëm për belgët e ka shënuar Charles de Ketelaere (86’).

-Advertisement-

Finalja e Ligës së Kombeve do të zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin ‘’San Siro’’ në Milano ndërmjet Francës dhe Spanjës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera