Sport

Përfundon ndeshja ndërmjet Bolivisë dhe Argjentinës, kjo kombëtare arkëton tri pikë

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 13 October 2020

Argjentina e ka mposhtur në udhëtim Bolivinë me rezultat 2-1, në sfidën e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshjen me mirë e nisën vendasit, të cilët në minutën e 24’ me anë te Marcelo Martins Moreno kaluan në epërsi 1-0.

Argjentinasit e barazuan rezultatin 1-1 në fund të pjesës së parë, me një gol mjaftë interesat të realizuar nga sulmuesi i Interit, Laurate Martinez.

-Advertisement-

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa në 45 minutat e dytë mysafirët e shënuan golin e fitores.

Ishte Joaquin Correa, ai i cili i’a siguroj tri pikë shumë të rëndësishme Argjentinës, duke realizuar për rezultatin përfundimtar 2-1.

Në ketë përballje për 90 minuta luajti edhe gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, i cili nuk arriti të shënonte e as të asistonte.

Pas kësaj fitoreje Argjentina renditet e para me 6 pikë, ndërsa Bolivia e fundit me 0 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Argjentina e pret Paraguain, kurse Bolivia është mysafire e Ekuadorit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera