Sport

Përfundon ndeshja e mbrëmjes ndërmjet Athletico Madridit dhe Bayern Munchenit

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 01 December 2020

Ka përfunduar pa fitues ballafaqimi ndërmjet Atheltico Madridit dhe Bayern Munchenit, i zhvilluar në kuadër të Grupit A në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Wandra Metropolitano’ ndeshja u mbyllë me rezultat 1-1.

Golin për vendasit e realizoi Joao Felix në minutën e 26’, ndërsa për mysafirët shënoi Thomas Muller në minutën e 86’ nga penalltia.

-Advertisement-

Pas këtij barazimi Atheltico renditet i dyti me 6-të pikë, ndërsa Bayerni i pari me 13-të sosh.

‘Bavarezët’ tashmë e kanë siguruar kalimin në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa Atheltico Madridi kualifikimin do ta kërkoj në ndeshjen e fundit ndaj Salzburgut./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera