Sport

Përfundon ndeshja e ‘çmendur’ ndërmjet Real Madridit dhe Shakhtar Donetskit

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 21 October 2020

Real Madridi e ka nisur keq edicionin e ri në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Los Blancos’ kanë pësuar humbje në shtëpi nga Shakhtar Donetski me rezultat 3-2, në duelin e parë të fazës së grupeve.

Shahktari e nisi për mrekulli takimin, pasi në minutën e 28-të kaluan në epërsi falë golit të realizuar nga sulmuesi brazilian Tete.

-Advertisement-

Mysafirët në minutën e 33’ e dyfishuan rezultatin 2-0 falë një autogoli të realizuar nga Varane.

Skuadra ukrainase nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 42’ realizuan dhe golin e tretë më anë të Manor Solomon.

Pjesa e parë përfundoj me rezultat 3-0 për Shahktarin, ndërsa në 45 minutat e dytë, Reali arriti ta ngushtonte rezultat në 2-3.

Për 1-3 realizoi Luca Modric në minutën e 54’, ndërsa për 2-3 Junior Vinicius në minutën e 59’.

Në fund të takimi Reali e barazoi rezultatin, por pas rishikimit me VAR goli u anulua, pasi doli të ishte ofsajd.

Pas kësaj fitoreje Shahktari kryeson Grupin B me tri pikë, ndërsa Reali mbetet i fundit me 0 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera