Sport

Përfundon ndeshja e ‘çmendur’ ndërmjet Milanos dhe Udineses (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 19 January 2020

Milano ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Udineses, të cilën e ka mposhtur në shtëpi me rezultat 3-2, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘San Siro’, Rosonerët arritën ti arkëtonin pikët e plota.

Të parët kaluan në epërsi Udinese, ku në minutën e 6’ të ndeshjes, pas një dalje të gabuar të portierit Donnarumma, Jens Stryger Larsen shënoi për rezultatin 0-1, më të cilin rezultat u mbyllë edhe pjesa e parë.

-Advertisement-

Në 45 minutat e dytë Milano arriti ta përmbysë rezultatin.

Fillimisht në minutën e 48’ pas një super aksioni, Ante Rebic realizoi për rezultatin 1-1, kurse në minutën e 71’ Theo Hernandez shënoi një supergol për rezultatin 2-1 për Milanon.

Udinese nuk u dorëzua dhe në minutën e 85’ me anë të Kevin Lasagna e barazoi rezultati 2-2.

Kur të gjithë menduan se ndeshja po përfundonte me rezultat të barabartë në skenë doli kroati, Ante Rebic, i cili në minutën e 93’ të takimit shënoi për rezultatin përfundimtar 3-2.

Pas kësaj fitoreje, Milano renditet i 8-ti me 28 pikë, kurse Udinese mbetet e 13-ta me 24 sosh/Gazeta inFokus/

\

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera