Sport

Përfundon ndeshja e ‘çmendur’ ndërmjet Gjermanisë dhe Zvicrës

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 13 October 2020

Ka përfunduar super ndeshje e zhvilluar ndërmjet Gjermanisë dhe Zvicrës, në kuadër të grupeve të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Pas 90 minutave lojë takimi është mbyllur me rezultat të barabartë 3-3.

Golat për gjermanët i realizuan Timo Werner (28’), Kai Havertz (55’) dhe Serge Gnabry (60’), ndërsa për zviceranët shënuan  Mario Gavranovic 2x (5’) dhe (57’), si dhe Remo Freuler (26’).

-Advertisement-

Në këtë përballje për skuadrën helvetike luajtën edhe Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Admir Mehmedi.

Pas këtij barazimi Gjermani renditet e dyta me 6 pikë, ndërsa Zvicra e fundit me dy sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera