Lajme

Përfundon me sukses operacioni i të plagosurit në tragjedinë e Gllogjanit, viktima është jashtë rrezikut për jetë

Autori: Gazeta inFokus 00:26 | 27 November 2021

I plagosuri në ngjarjen tragjike të Gllogjanit i është nënshtruar operacionit për t’ia hequr plumbin nga trupi. Nga Spitali njoftojnë për T7 se operacioni është kryer me sukses dhe i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku tha se pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kanë qenë në autobus në linjën e fundit duke u kthyer në shtëpitë e tyre. Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe me aq sa jemi në njohur edhe organet e rendit janë duke bërë përpjekjet maksimale që krimineli të zihet sa më parë dhe të vihet para drejtësisë”, është shprehur Nagavci.

-Advertisement-

Në orën 19:00 të së premtes u raportua për një krim makabër të kryer në mes të fshatit Shaptej dhe Gllogjan. Një autobus që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, është sulmuar nga një person i maskuar, ku si rezultat kanë vdekur 3 persona dhe një është plagosur.

Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit duke shkuar në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta Express.

I vdekur në vendin e ngjarjes kishte mbetur shoferi i autobusit që po i transportonte nxënësit.

Ndërkaq, të plagosur kishin mbetur edhe tre nxënës, ku dy prej tyre, vajzë dhe djalë të moshës 16-17 vdiqën në Spitalin e Pejës.

Nga raportimet zyrtare bëhet e ditur se nxënësi tjetër i cili është i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me tragjedinë kanë reaguar eksponentë nga skena politike duke përfshirë edhe presidenten e shtetit, Vjosa Osmanin e kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe ky rast duhet të zbardhet sa më parë.

“Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet. Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ishte për vizitë në Shqipëri, tha se menjëherë pasi u informua për tragjedinë në Deçan është nisur për në Kosovë.

“Kam kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim dhe mobilizim maksimal, me të gjitha njësitë dhe formacionet e nevojshme, në mënyrë që autori i këtij akti makabër të arrestohet sa më pare”, shkroi Sveçla.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se shpreson që ky sulm të mos jetë terrorist.

“Një autobus që transporton nxënës me u gjuajt në një vend ku dy fëmijë të fshatit Gllogjan kanë gjetur vdekjen…Uroj që të mos jetë ndonjë sulm terrorist mirëpo uroj që këto raste të mos përsëriten kurrë në vendin tonë’, shtoi ai.

Megjithkëto ende nuk dihet ende autori e as motivet e sulmit që tronditi Deçanin mbrëmjen e së premtes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera