Lajme

Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së, ja çka u bisedua

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 08 November 2019

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe pas publikimit të rezultateve përfundimtare  ka thënë që Kryeministri do t’i takojë  fituesit të zgjedhjeve.

Mustafa në një prononcim për media është shprehur se Kryeministri do t’i takojë Vetëvendosjes dhe  së bashku me LDK-në do të bashkëpunojnë në  të gjitha ministritë, shkruan gazeta inFokus.

“Ekipi ynë të vazhdoj në harmonizimin e qështjeve të cilat kanë mbet, të zgjidhen edhe çështja e pikave që nuk kanë gjet pajtueshmëri

-Advertisement-

Pika te cilat ishin shumë të pakëta por do të gjejmë një zgjidhje që të pajtohemi.

Parimisht jemi shprehur që ne do ta pranojmë se kryeministri do te zgjidhet nga fituesit e zgjedhjeve”, është shprehur Mustafa.

Por Mustafa ka thënë së gjatë kësaj mbledhje të kryesisë të LDK-së kanë folur për shumë plane të cilat mendojnë se do t’i realizojnë .

Ndërsa për Dialogun Mustafa ka thënë që e përkrahë , pasi që dialogu është një zgjidhje.

Kjo gjë sipas Mustafës i takon Kabinetit Qeveritar dhe Kryeministrit.

Për qështjen e Presidentit Mustafa ka mohuar të jetë bërë një propozim i tillë./Gazeta inFokus/.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera