Sport

Përfundon Kuvendi i Punës i FFK-së, këto janë vendimet e miratuara

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 08 April 2021

Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e Rregullt të Punës për vitin 2021. Institucioni më i lartë i futbollit në vend ka arritur që të miratoj raportin financiar për vitin 2020, ani pse nuk u lexua në tërësi nga udhëheqësit e këtij kuvendi dhe mediat nuk patën qasje për t’i parë votat e delegatëve, raporton Gazetasheshi.com.

Raporti financiar kaloi sikurse gjithë pikat e tjera të rendit të ditës, të cilat ishin të parapara për këtë kuvend. U aprovua procesverbali për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në vitin 2020 dhe Kuvendit të Rregullt të Punës, i cili ishte mbajtur në vitin 2019.

Ndër të tjerash në këtë kuvend u prezantuan në pika të shkurtëra raporti i garave dhe parashtresat e ankesat.

-Advertisement-

Në këtë kuvend pati edhe disa kërkesa nga delegatët e klubeve, sikurse ishte ai nga Tahir Batatina i Llapit, i cili kërkoi që të rikthehet rregulli për inkuadrimin e obligueshëm të futbollistëve nën moshën 20 vjeçare në Superligë dhe Ligën e Parë.

Kuvendi nisi nga ora 17:00, ndërkohë që pjesëmarrës ishin 55 delegatë nga 59 sa kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë kuvend.

Ky kuvend është mbajtur në formë vizuele, pasi që FFK ka vendosur që për shkak të masave të reja ndaj “Covid-19” të mos organizojë kuvend me pjesëmarrje fizike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera