Lajme

Përfundon greva e urisë, arrihet marrëveshja e invalidëve me Ministrinë

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 26 December 2022

Pas dy ditëve, anëtarët e shoqatës “Paraplegjike dhe Tetraplegjike të Elbasanit” i kanë dhënë fund grevës së urisë.

Kjo pasi – sipas tyre – është arritur një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë për kërkesat e tyre.

Është njoftuar se nesër në mëngjes do të ketë një deklaratë për detajet e akorduara mes palëve.

-Advertisement-

Përfaqësuesit e Elbasanit bënë thirrje për mbështetjen e invalidëve në të gjithë Shqipërinë.

Ata fillimisht mbyllën komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe kujdesin social.

Por, ditën e sotme u takuan me Zëvendësministren e Shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera