Sport

Përfundon gjysmëfinalja e parë ndërmjet Real Madridit dhe Chelseas

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 27 April 2021

Ka përfunduar takimi ndërmjet Real Madridit dhe Chelseas, i zhvilluar në kuadër të gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Los Blancos’ dhe ‘Blutë’ nga Londra kanë luajtur baras 1-1, në sfidën e zhvilluar në ‘Alfredo di Stéfano Stadium’.

Chelsea e nisi furishëm ndeshjen dhe qysh në minutën e 12’ e gjeti veten në avantazh me golin e realizuar nga Christian Pulisic.

-Advertisement-

Mesfushori amerikan shënoi një gol fantastik duke e kaluar edhe portierin e vendasve.

Gëzimin i mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 29’ Real Madridi arriti ta barazonte rezultatin 1-1.

Për ekipin e drejtuar nga Zinedine Zidane shënoi sulmuesi francez, Karim Benzema.

45 minutat e parë u mbyllen me rezultat të barabartë 1-1 dhe me një lojë dinamike nga të dy ekipet, kurse pjesa e dytë ishte me e zbehur.

Edhe Reali dhe Chelesa u munduan në 45 minutat e dytë ta gjenin golin e fitores, por nuk ia dolën dot dhe u deshtë të pajtoheshin me rezultat të barabartë 1-1.

Dueli kthyes mes Chelseas dhe Real Madridit do të zhvillohet pas një jave në stadiumin ‘Stamford Bridge’ në Londër, aty edhe ku do të përcaktohet finalisti i parë i garës më prestigjioze për klube në Evropë.

Kujtojmë se fituesi i kësaj përballje në finale do të takohet me fituesin e duelit ndërmjet Manchester Cityt dhe PSG./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera