Përfundon gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt, vendimi në pritje
Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 18 March 2022
Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj ish-kryetarit dhe nënkryetarit të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
“Kolegji gjyqësor do të marrë vendimin e tij në një të ardhme të parashikueshme”, është publikuar në faqen e kësaj gjykate.
Ky do të jetë aktgjykimi i parë i kësaj gjykate.
Prokuroria kërkoi nga gjykata që Gucati dhe Haradinaj t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë ata për të gjashtë pikat e aktakuzës, e cila i ngarkon ata për pengim të procedurës para asaj gjykate dhe frikësim të dëshmitarëve.
Ajo propozoi dënime uniforme prej gjashtë vitesh burg dhe një gjobë prej 100 euro secili për të dy, ndërsa mbrojtja kërkoi lirim.
Nuk dihet se në çfarë afati do të shpallet aktgjykimi dhe në çfarë mënyre.
Ky do të jetë vendimi i parë i Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, pas themelimit të tyre me vendim të Kuvendit të Kosovës në vitin 2014.
Në fillim të gjykimit më 7 tetor 2021, Gucati dhe Haradinaj u deklaruan të pafajshëm për akuzat ndaj tyre.
Të gjitha akuzat ndaj Gucatit dhe Haradinajt kanë të bëjnë me procedurat para SVK-së, duke përfshirë hetimet nga Prokuroria e Specializuar, sipas aktakuzës, e cila i ngarkon ata për pengim të punës së kësaj prokurorie, hakmarrje ndaj dëshmitarëve dhe frikësim dhe shkelje të fshehtësisë së procedurat.
Në aktakuzë thuhet se nga fundi i prillit deri në shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj kanë dhënë deklarata publike duke akuzuar dëshmitarët që bashkëpunojnë me prokurorinë si gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.
Këto veprime tregojnë synimin dhe motivet e tyre për të nënçmuar dhe penguar procedurën para SVK-së, vlerëson prokuroria.
Ata akuzohen për katër vepra penale – pengim i funksionarëve në kryerjen e detyrës zyrtare, kanosje e dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje e fshehtësisë.Informacionet që ata publikuan ishin të mbrojtura si sekrete në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të miratuar nga Kuvendi i Kosovë
Të tjera
-
Drejtoresha e Lëvizjes FOL: Në vitin 2023 kishte regres në luftimin e korrupsionit nga prokuroritë e gjykatat
Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL, tha se të dhën...
-
Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane: Ekonomia e BE, përpara një krize “ekzistenciale”
“Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar nga interneti si dhe f...
-
Administrata Biden i ka dërguar Kongresit raportin mbi strategjinë për luftën në Ukrainë
Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të kla...
-
Vlerësimi për performancën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror, shpaloset sot
Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit...
-
Paralajmërimi për vërshime, ekipet emergjente në Prishtinë janë në gatishmëri
Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet pas paralajmërimeve nga Ins...
-
“Karantina gjatë pandemisë së COVID-19 mund të ketë plakur para kohe trurin e adoleshentëve”
Një studim nga Universiteti i Uashingtonit ka zbuluar se pandemia COVID-19 mu...
-
Publikohet analiza për regjistrim të popullsisë dhe ndikimi në komuna
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mban konferencën në të cilin d...
-
Moti sot kryesisht i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i v...
-
Lajçak takon Vuçiqin sot në Beograd
Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me përfaqësuesin s...
-
Moti për nesër: Reshje të dendura shiu, mund të shkaktojnë probleme apo përmbytje
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me rrebeshe e res...
-
Apple prezanton serinë e re të smartfonëve
Firma globale e teknologjisë me bazë në SHBA, Apple, prezantoi sot serinë e s...
-
Ish-deputeti i Vetëndosjes: Me Kurtin mbaron tranzicioni politik, e votuan veç me i çu tjerët n’shpi
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tha në Pressing në T7 s...