Sport

Përfundon gjithçka në Fadil Vokrri, Kosova shënon fitoren më të thellë ndonjëherë

Autori: Islam Morina 22:43 | 27 September 2022

Ka përfunduar ndeshja mes Kosovës dhe Qipros me rezultat 5:1, duke i siguruar tri pikë kualifikuese Kombëtares së Kosovës në futboll, e vlefshme për Ligën e Kombeve të UEFA-s, shkruan Gazeta Infokus.

Ishte Florent Muslia, i cili në minutën e 22 të ndeshjes e kaloi në epërsi Kosovën, kurse ishte Donat Rrudhani ai që dyfishoi rezultatin, për të trefishuar epërsinë në 3:0, nga Elbasan Rashani.

Vedat Muriqi në minutën e 52 të ndeshjes që katërfishoi rezultatin në Fadil Vokrri. Kurse pas golit të qipriotëve që uli epërsinë e Kosovës në 4:1, ishte “hakmarrja” e Milot Rashicës me një kundër gol të shpejtë që qoi rezultatin përfundimtar në 5:1, duke i siguruar Kosovës tre pikë të merituara në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

-Advertisement-

Kjo është ndeshja me rezultatin më të thellë që ka realizuar Kombëtarja e Kosovës në “Stadiumin Fadil Vokrri” në kryeqytet. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera