Përfundon Festivali “Ylberi i Prishtinës” 2019
Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 15 September 2019
Të dielën është mbajtur edhe dita e dytë dhe e fundit e Festivalit Ndërkombëtar të Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019, në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”.
Drejtoresha e festivalit Drita Rudi tha për KosovaPress se ky festival organizohet me qëllim të bashkimit të të gjithë fëmijëve që merren me vallëzim.
“Qëllimi i këtij festivali është bashkimi i të gjithë fëmijëve që merren me vallëzim, shoqërimi i fëmijëve , përcjellja e gjeneratave, dashuria ndaj muzikës popullore dhe veshjes kombëtare”, tha Rudi.
Nazmi Gashi, koreograf i Qendrës kulturore të fëmijëve, tha për KosovaPress se qëllimi i kësaj qendre është që fëmijët të ndiejnë urrejtjen që kanë pasur ndërmjet vete popujt e Ballkanit në të kaluarën.
“Qëllimi i Qendrës së fëmijëve të Prishtinës ka qenë bashkimi i të gjitha grupeve etnike që janë maqedonase, bullgare, ruse, për t’u larguar urrejtja ndaj popujve, që së paku fëmijët mos të kenë urrejtje si kemi ne të rriturit”, tha Gashi.
Ndryshe ky festival ka mundësuar të krijojë miqësi ndërmjet fëmijëve pjesëmarrës nga vendet e ndryshme turistike.
“Ylberi i Prishtinës” 2019 është festival tradicional dhe organizohet tani e shtatëmbëdhjetë vjet me radhë.
Ai organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ndërsa realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës. Pjesë e këtij festivali janë rreth 500 fëmijë valltarë nga shtetet e ndryshme të rajonit si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe Bosnja e Hercegovina.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...