Sport

Përfundon ëndrra e Dritës në Evropa Ligë, gjilanasit eliminohen nga Legia e Varshavës

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 24 September 2020

Ka përfunduar ëndrra e Dritës në garat evropiane.

Skuadra nga Gjilani është eliminuar nga rrethi i tretë kualifikues në Ligën e Evropës, pasi është mposhtur në udhëtim të Legia e Varshavës me rezultat 2-0, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e luajtur në stadiumin ‘Warsawa’, skuadra polake golat e fitores i realizoi gjatë pjesës së parë.

-Advertisement-

Pawel Wszolek në minutën e 24’ dhe Tomas Pekhart në minutën e 43’ shënuan golat për Leigan.

Kampionia e Kosovës deri në fund u mundua përmes disa kundërsulmeve të kthehet në lojë, por nuk ia doli dot, duke u eliminuar kështu nga kjo garë.

Pas kësaj fitoreje Legia e Varshavës ka kaluar në Play-Off, nga ku do të kërkoj kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Kujtojmë se Drita është skuadra e vetëm kosovare që ka arritur deri në këtë fazë të garës së dytë me prestigjioze për klube në Evropë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera