Sport

Përfundon drama në ‘Old Trafford’, kjo skuadër kalon në çerekfinale të Fa Cupës

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 24 January 2021

Manchester Unitedi ka kaluar në çerekfinale të Fa Cupës, pasi e ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-2, në duelin e luajtur në kuadër të 1/16 së finales, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Old Traffod’, skuadra e Liverpoolit e nisi ndeshjen më mirë, pasi kaloi e para në epërsi në minutën e 18’ me anë të Mohamed Salah.

Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi vendasit barazuan rezultatin 1-1 në minutën e 26’ me golin e shënuar nga Mason Greenwood.

-Advertisement-

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1, kurse në 45 minuta e dytë ‘Djajtë e Kuq’ arritën ta gjenin fitoren dhe ta siguronin kalimin tutje.

Në minutën e 48’ Unitedi kaloi në epërsi me golin e realizuar nga sulmuesi anglez, Marco Rashford për rezultatin 2-1.

‘The Reds’ nuk u dorëzuan dhe në minutën e 58’ arritën ta barazonin rezultatin 2-2 me golin e dytë të shënuar nga Mohamed Salah.

Të drejtuarit e Ole Gunnar Solskajer ishin të vendosur që kalimin në çerekfinale ta arrinin brenda 90 minutave dhe këtë e arritën, pasi mesfushori portugez, Bruno Fernandez, realizoi nga gjuajta e lirë në minutën e 78’ për rezultatin përfundimtar 3-2.

Pas kësaj fitoreje Unitedi ka kaluar në çerekfinale, kurse Liverpooli është eliminuar nga Fa Cupa./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera