Sport

Përfundon drama në ‘Anfield’, Liverpooli fiton ndeshjen e ‘çmendur’ ndaj Milanit

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 15 September 2021

Skuadra e Liverpoolit e ka nisur mbarë edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ e kanë mposhtur Milanin me rezultat 3-2, në ndeshjen e ‘çmendur’ të zhvilluar në ‘Anfield’, në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të garës më prestigjioze për klube në Evropë.

Liverpooli e nisi për mrekulli takimin, pasi në minutën e 9’ realizoi goli e parë falë Fikayo Tomori, i cili shënoi gabimisht në portën e tij.

-Advertisement-

Pas katër minutave vendasit patën mundësin ta dyfishonin rezultatin, por Mohamed Salah dështoi të shënonte nga pika e bardhë.

Milani arriti te kthehej loje dhe brenda dy minutave e përmbysi rezultatin nga 1-0 në 1-2.

Fillimisht shifrat i barazoi Ante Rebic në minutën e 42’, kurse pas dy minutave për rezultatin 1-2 për Milanin shënoi Brahim Diaz.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-2 për ‘rosonerët’, kurse në 45 minutat e dytë Liverpooli e riktheu rezultatin dhe e fitoi ndeshjen.

Me të nisur pjesa e dytë Mohamed Salah e barazoi rezultatin 2-2, kurse për shifrat përfundimtare 3-2 shënoi Jordan Henderson nga distanca në minutën e 69’.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli kryeson grupin B me 3 pikë, kurse Milani renditet i fundit me 0./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera