Sport

Përfundon derbi mes Milanit dhe Romës

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 06 January 2022

Ka përfunduar derbi i xhiros së 20-të në Serie A i luajtur ndërmjet Milanit dhe Romës, shkruan Gazeta inFokus.

‘Rosonerët’ kanë arritur fitore me rezultat 3-1, në sfidën e zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin ‘San Siro’ në Milano.

Golat për ‘Kuqezinjtë’ i realizuan Olivier Giroud (8’), Junior Messias (17’) dhe Rafael Leao (82’), kurse për mysafirët shënoi Tammy Abraham (40’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Milani renditet i dyti me 45 pikë, kurse Roma mbetet e shtata me 32 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera