Sport

Përfundon derbi i Madridit, Reali i shpëton humbjes në fund të takimit

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 07 March 2021

Athletico Madridi dhe Real Madridi kanë luajtur baras 1-1, në sfidën e vlefshme për javën e 26-të në La Liga, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Wandra Metropolitano’ në Madrid, golin për Athleticon e shënoi sulmuesi në top formë, Luis Suarez, kurse për ‘Los Blancos’ realizoi Karim Benzema.

Futbollisti uruguaian realizoi në minutën e 15’ një gol të bukur pas një asistimi fantastik nga Marcos Llorente, kurse Benzema në minutën e 88’.

-Advertisement-

Pas këtij barazimi, Athletico Madridi vazhdon kryesimin në La Liga me 59 pikë, kurse Real Madridi mbetet i treti me 54 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera