Sport

Përfundon derbi i Londrës, kjo skuadër arkëton pikët e plota

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 12 July 2020

Tottenhami ia ka arritur ta fitoj derbin londinez ndaj Arsenalit me rezultat 2-1, në duelin e vlefshëm për javën e 35-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Tottenham Hotspur Stadium’, golat për skuadrën e Jose Mourinhos i realizuan Heung-Min Son (19’) dhe Toby Alderweireld (81’), ndërsa golin e vetëm për ‘Topçinjtë’ e shënoi Alexandre Lacazette (16’).

Pas kësaj fitoreje Tottenhami renditet i 8-ti me 52 pikë, ndërsa Arsenali mbetet i 9-ti me 50 sosh./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera