Sport

Përfundon derbi dramatik i Londrës (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 21 January 2020

Ka përfunduar ndeshja derbi dhe mjaftë dramatike ndërmjet Chelseas dhe Arsenalit.

Blutë nga Londra dhe ‘Topçinjtë’ i kanë ndarë pikët, duke luajtur baras 2-2, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Stamford Bridge’, Arsenali arriti që dy herë ta barazoj rezultati edhe pse që nga minuta e 23’ mbeti më një lojtar më pak në fushë.

-Advertisement-

Ishte minuta e 26’ ku pas një gabimi trashanik të mbrojtësit me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, mbrojtësi tjetër David Luiz u detyra të shkaktoj penallti për Chelsea në tentim për ta mbrojtur portën e tij.

Pas kësaj ndërhyrje të brazilianit, gjyqtari kryesor i ndeshjes e përjashtoi nga loja Luizin dhe akordoi penallti për Chelsean.

E nga pika e bardhë i saktë u treguar Jorginho, i cili në minutën e 28’ shënoi për rezultatin 1-0.

Pjesa e parë u mbyllë me epërsinë minimale të skuadrës së Franck Lampardit, ndërsa në 45 minutat e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë.

Fillimisht Arsenali arriti ta barazoj rezultatin 1-1 në minutën e 63’ të ndeshjes me anë të Martinellit.

Braziliani e mori topin thuajse nga porta e tij dhe shkoi me një vrap të shpejtë të porta e kundërshtarit dhe realizoi një gol të bukur.

Chelsea vazhdimisht kërkonte golin e fitores dhe në minutën e 84’ e gjeti golin me anë të Cesar Azpilicueta, i cili shënoi pas një vendosje jo të mirë të mbrojtës së mysafirëve.

Arsenali edhe pse me një lojtar me pak nuk u dorëzua dhe në minutën e 87’ arriti ta barazonte rezultatin me golin e shënuar nga Hector Bellerin, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2.

Pas këtij barazimi Chelsea renditet i katërti me 40 pikë, ndërsa Arsenali mbetet i 10-ti me 30 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera