Përfundon aksioni “Pika 2”, ky është numri i policëve të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus
14:40 | 08 April 2022
Me 26 zyrtarë policorë të arrestuar ka përfunduar aksioni “Pika 2”, i Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Dy prej të arrestuarve janë rreshterë.
Operacioni “Pika 2” vë në pranga 26 zyrtarë policorë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale ka realizuar sot operacionin e koduar me emrin “Pika 2” që ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit në Prizren respektivisht në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.
Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Hetuesit e IPK-së muaj më parë kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative lidhur me dyshimet për përfshirjen në aktivitetet të kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë të punësuar në Drejtorinë Rajonale kufitare “Perëndimi” në Gjakovë respektivisht pikë kalimit kufitar në Vërmicë, shkruan Express.
Me autorizimin e Prokurorisë Speciale në kuadër të këtij hetimi nga hetuesit e IPK-së janë përshirë edhe masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit si dhe masat e nevojshme që të zbulojnë dhe të ruajnë gjurmët dhe provat tjera të veprave penale dhe sendet të cilat mund të shërbejnë si prova të cilat mund të përdoren në procedurë penale.
Bazuar në këto veprime të suksesshme hetimore, IPK në kuadër të operacionit “Pika 2” ka arrestuar sot 26 zyrtarë policorë (duke përfshirë dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë), që të gjithë të dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “marrje e ryshfetit”.
Nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e IPK-së ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar në veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit” dhe “keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar” .
Si pjesë e procedurave administrative nga IPK është dhënë edhe rekomandimi për suspendim nga detyrat e punës për zyrtarët tashmë të arrestuar .
Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunimin me SPAK-un (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) Agjencinë për Mbikëqyrje Policore – AMP-së (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri) që ka rezultuar me arrestimin e disa të dyshuarve edhe në Republikën e Shqipërisë.
Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në kuadër të këtij rasti në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Të tjera
-
MPB: Kosova po shndërrohet gradualisht në një destinacion për punëtorët e huaj
Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur sot dialogun e radhës në fushën e ...
-
Varroset me nderime ish- kryeministri në ekzil në vitet ’90-të, Bujar Bukoshi
Iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit në ekzil në vitet ’90-të Bujar Bu...
-
KEK e shtyn sërish për një ditë afatin për lidhje të kontratave me biznese
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se afati për lidhjen e kont...
-
Kurti emëron Elbert Krasniqin në një detyrë të re
Në objektin e Ministrisë për Administratë Publike të Kosovës (MAPL) në Mitrov...
-
Iu refuzohet kërkesa për lirim të përkohshëm edhe Veselit e Selimit
Pas Jakup Krasniqit, edhe Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit iu është refuzuar ...
-
Kjo është arsyeja pse u arrestuan katër zyrtarët në Ministrinë e Infrastrukturës
Në aksionin që po zhvillohet të enjten në Ministrinë e Infrastrukturës, janë ...
-
Kurti e krijon bordin e përbashkët të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut që Ahtisaari e kishte propozuar para 18 vjetësh
Është themeluar bordi i përbashkët i Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së J...
-
Faton Peci pagoi hotel me para të shtetit shtatëfish më shumë se që lejohet me udhëzim për udhëtime zyrtare
Në një udhëtim zyrtar në vitin e parë të marrjes së mandatit, ministri tash n...
-
Krasniqi i përgjigjet Abdixhikut për qeveri të “opozitës”: Numrat janë, unë i siguroj 10 vota të pakicave, pa Listën Srpska
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveri...
-
Zgjedhjet lokale, KQZ tregon afatin për deklarimin e koalicioneve zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se janë duke u zhvilluar afatet e...
-
Lirohen tri zyrtaret e arrestuara në MPHI
Tri zyrtaret e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukt...
-
Krasniqi kryeson bordin e parë ndërmjet Mitrovicës së Jugut dhe Veriut
Në objektin e MAPL-së në Mitrovicën e Veriut, u mbajt takimi i parë i Bordit ...