Lajme

Përfundon aksioni i ATK’së dhe Policisë, këto janë provat që u sekuestruan

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 22 March 2022

Administrata Tatimore e Kosovës ka dal me komunikatë për aksionin që ka zhvilluar sot në dy lokacione, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Sipas ATK’së, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar: Dokumentacion kontabël, fatura të shitjes së shërbimeve, evidencën e klientëve për shërbimet e kryera ( pagesat ), lista e produkteve në stoqe, 2 USB dhe ekstraktimi i dosjeve elektronike nga 5 kompjuterë.

Aksioni është zhvilluar për shmangie tatimore.

-Advertisement-

“Qëllimi i ndërmarrjes së këtij aksioni ishte hetimi i transaksioneve biznesore tek një kompani, të cilat transaksione bazuar në informatat e pranuara nga palët e treta, si dhe krahasimit të tyre me informatat me të cilat disponojmë në databazën e ATK-së, kemi konstatuar mospërputhje të deklarimeve të bëra në ATK ne raport me informatat të cilat janë siguruar nga palët e treta.

DHTI pas ndjekjes së të gjitha procedurave më Prokurorin dhe pas aprovimit të urdhëresës për bastisje nga ana e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, me qëllim të sigurimit të fakteve kemi zhvilluar një aksion kontrolli ( bastisje )”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Sot Administrata Tatimore e Kosovës, konkretisht Departamenti i Hetimeve Tatimore në asistencë të Policisë së Kosovës ka zhvilluar aksion hetimor në Prishtinë.

Qëllimi i ndërmarrjes së këtij aksioni ishte hetimi i transaksioneve biznesore tek një kompani, të cilat transaksione bazuar në informatat e pranuara nga palët e treta, si dhe krahasimit të tyre me informatat me të cilat disponojmë në databazën e ATK-së, kemi konstatuar mospërputhje të deklarimeve të bëra në ATK ne raport me informatat të cilat janë siguruar nga palët e treta.

DHTI pas ndjekjes së të gjitha procedurave më Prokurorin dhe pas aprovimit të urdhëresës për bastisje nga ana e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, me qëllim të sigurimit të fakteve kemi zhvilluar një aksion kontrolli ( bastisje ).

Aksioni është zhvilluar ne dy lokacione tek i njëjti biznes, i cili veprimtari primare ka aktivitetet e mjekësisë së specializuar, ku gjatë aktivitetit si provë materiale tek ky biznes janë sekuestruar përkohësisht:

– Dokumentacion kontabël;

– Fatura të shitjes së shërbimeve;

– Evidencën e klientëve për shërbimet e kryera ( pagesat );

– Lista e produkteve në stoqe;

– 2 USB;

– Ekstraktimi i dosjeve elektronike nga 5 kompjuterë, si dhe shënime të tjera relevante rreth rastit.

Pas analizimit të informatave dhe dëshmive të marra rasti do të procedohet në Prokurorinë kompetente dhe për të gjeturat e konstatuara do të jeni të informuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera