Sport

Përfundojnë tri takimet e Superligës së Kosovës

Autori: E.M 15:28 | 16 February 2019

Në kuadër të javës se 18-të në elitën e futbollit kosovar sot janë zhvilluar tri duele mjaftë interesante, ku fitore kanë realizuar skuadrat vendase, shkruan Gazeta inFokus.

Vëmendja më e madhe ishte në Gjilan në derbin e anamoravës ku ishin të mbledhur mbi 4.000 tifozë të zjarrtë të të dy skuadrave, e ku fitore shënoi Drita më rezultat 3-1, më golat e realizuar nga kapiteni Ardian Limani në minutën e 8’, Nwabueze në të 72’ dhe Erion Vucaj i cili realizoi në minutën e 90+5, ndërsa golin e vetëm për skuadrën e Sedat Pajzitit e shënoi Fiton Hajdari në minutën e 70’.

Pas kësaj fitoreje kampionia në fuqi Drita renditet e pesta më 26 pikë, ndërsa Gjilani edhe pas kësaj disfate renditet mbi Dritën. Gjilanasit kanë 27 pikë dhe pozicionohen të katërtit.

-Advertisement-

Në stadiumin më bari sintetik në Ferizaj, skuadra e Ferizajt ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballë Trepçës ’89 më rezultat 2-0, më golat e shënuar nga Genc Hamiti në minutën 12’ dhe 14’. Trajneri Bylbyl Sokoli e ka nisur mjaftë mirë misionin e tij më Ferizajn “mbetjen në Superligë”, ndërsa skuadra e Trepçës ’89 pasi siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës sot u befasua nga Ferizaj.

Ballkani i Suharekës ka shënuar fitore më rezultat 2-0 përballë Drenicës, më golat e realizuar nga Blend Baftiu 13’ dhe Edvin Kuc në të 62’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera