Sport

Përfundojnë pjesët e para në Superligën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 02 October 2021

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që janë duke u zhvilluar në Superligën e Kosovës, ku në derbin mes Balkanit e Drenicës, kjo e fundit është në epërsi minimale në stadiumin “Suva Reka”.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluar, skuadra e Drenicës është në epërsi prej 1:0 kundër Ballkanit, përmes golit të shënuar nga mesfushori Kreshnik Uka në minutën e 25’, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, në ndeshjen mes skuadrës së Malishevës dhe Gjilanit ende nuk është zhbllokuar rezultati, ku pjesa e parë mbyllet pa gola në stadiumin “Liman Gegaj”.

-Advertisement-

Rezultatet e pjesëve të para në ndeshjet që po zhvillohen në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Ballkani 0 – 1 Drenica

Malisheva 0 – 0 Gjilani

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera