Sport

Përfundojnë pjesët e para në pesë takimet e Superligës, këto janë rezultatet befasuese

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 16 May 2021

Kanë përfunduar pjesët e para në pesë takimet e Superligës së Kosovës në futboll që po luhen në kuadër të xhiros së 35-të, shkruan Gazeta inFokus.

Pas 45 minutave të parë Prishtina është duke fituar në udhëtim te Gjilani me rezultat 0-2, ndërsa Ballkani po triumfon në shtëpi ndaj Trepçës ’89 me shifrat 2-1, kurse Drita është duke e mposhtur si mysafire Drenicën me rezultat minimal 0-1.

Llapi është duke barazuar 1-1 në udhëtim te Arbëria, kurse Feronikeli dhe Besa po luajnë baras 1-1.

-Advertisement-

Me rezultatet aktuale Prishtina do të shpallet kampione e Kosovës, Drita do të dal në Evropë, Besa dhe Arbëria do të bijën nga liga, kurse Trepça ’89 do të mbetet në barazh.

Deri në përfundim të kampionatit do të zhvillohet edhe një xhiro, dhe gara për dalje në Evropë mbetet ende e paqartë, ashtu sikurse zona e barazhit dhe një skuadër tjetër që do të bije nga liga./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera