Sport

Përfundojnë pjesët e para në dy takimet e Superligës, këto janë rezultatet

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 06 June 2020

Kanë përfunduar 45 minutat e parë në dy takimet e Superligës së Kosovës që po zhvillohen në kuadër të javës së 23-të, shkruan Gazeta inFokus.

Pas pjesës së parë, Feronikeli është duke fituar ndaj Vushtrrisë me rezultat 2-1.

Golat për Niklin i kanë realizuar Harmon Gbowea në minutën e 15’ dhe Mevlan Zeka në minutën e 15’, ndërsa për Flamurtarin realizoi Azemi në minutën e 45+1’.

-Advertisement-

Pas 45 minutave të parë fitore është duke shënuar edhe Drita ndaj Flamurtarit me rezultat 1-0.

Golin për gjilanasit e ka realizuar sulmuesi, Astrit Fazliu në minutën e 26’.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë për çdo ndryshim rezultati edhe gjatë pjesëve të dyta./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera