Lajme

Përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, numri i viktimave shkon në 50

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 30 November 2019

Numri i viktimave të tërmetit shkatërrues ka shkuar në 50.

E operacioni i kërkim-shpëtimit më nuk do të vazhdojë, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka njoftuar, kryeminitri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë.

-Advertisement-

 

“Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar, ndërsa fatkeqësisht duhet të them që numri i viktimave ka shkuar në 50”- tha Rama.

 

Rama falënderoi edhe trupat e kërkim-shpëtimit që kanë ardhur nga jashtë.

 

“Duhet të falënderoj trupat e kërkim-shpëtimit që kanë ardhur nga jashtë. Pa ato ne nuk do të kishim mundur të shpëtonim asnjë banor nga gërmadhat. Por kjo nuk zbeh punën e trupave tanë të kërkim-shpëtimit, por trupat kanë nevojë për mjete të specializuara ”- vijoi kryeministri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera