Sport

Përfundojnë ndeshjet e Superligës

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 20 October 2019

Kanë përfunduar edhe dy takimet e fundit të javës së 10-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Drita ka shënuar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme përballë Ballkanit me rezultat 2-0 dhe ka rrëmbyer primatin në Superligë.

Golat në fitoren e Dritës i shënuan, Izar Emini dhe Gilberto Fortunato.

-Advertisement-

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ishte mjaftë e tensionuar, ku gjyqtari, Besfor Kosumi përjashtoi nga loja me karton të kuq kryetrajnerin e Ballkanit, Ismet Munishin dhe futbollistin Edmond Turkun, ndërsa të Drita përjashtoi, Liridon Lecin.

Pas kësaj fitore Drita e ka rrëmbyer pozitën e parë në Superligë me 21 pikë aq sa ka edhe Gjilani që renditet i dyti, kurse Ballkani mbetet në pozitën e katërt me 20 pikë.

Në duelin tjetër të zhvilluar të Ferizaj, Prishtina ka shënuar fitore të madhe ndaj Ferizajt me rezultat 2-0 me golat e shënuar nga Meriton Korenica dhe Ahmed Januzi.

Pas kësaj fitore bardhekaltërit kalojnë në pozitën e 5-të me 17 pikë, kurse Ferizaj mbetet i nënti me 9 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera