Sport

Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto skuadra kalojnë në çerekfinale

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 07 December 2019

Në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Kosovës në futboll sot janë zhvilluar 5 takime, shkruan Gazeta

Ballkani, Feronikeli, Drenica e Dukagjin kanë arritur të fitojnë dhe kanë siguruar çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Ballkani ka triumfuar parashikuesve të vete ndaj Trepçës 89’ me rezultat 3-0.

-Advertisement-

Golat për skuadrën nga Suhareka i shënuan Arbër Hoxha, Blend Baftiu dhe Ermal Krasniqi.

Feronikeli e ka shkatërruar skuadrën A&N, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-0.

Fitore kanë shënuar edhe Drenica që e ka mposhtur Dardanën me rezultat 4-0 dhe Dukagjinin që ka fituar si mysafir i Vitisë me rezultat 2-1.

Rezultatet e katër ndeshjeve të zhvilluara sot.

Ballkani 3-0 Trepça ‘89

Feronikeli 5-0 A&N

Drenica 4-0 Dardana

Vitia 1-2 Dukagjini./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera