Sport

Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto skuadra kalojnë në çerekfinale

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 08 December 2019

Kanë përfunduar 4 takimet e fundit të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Pas Ballkanit, Feronikelit, Drenicës e Dukagjinit sot biletën për në çerekfinale e kanë siguruar edhe Gjilani, Prishtina, Lira dhe Vushtrria.

Gjilani e ka demoluar 2 Korrikun, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6-1.

-Advertisement-

Golat për gjilanasit i shënuan Tomislav Busiç 2x, Fiton Hajdari 2x, Fjoart Jonuzi dhe Qëndrim Dautaj, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Arbnor Shala.

Prishtina ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Arbërisë në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Golin e vetëm për bardhekaltërit e shënoi Meriton Korrnica në minutën e 27’ nga pika e bardhë.

Fitore me rezultat minimal 1-0 ka shënuar edhe Liria që ka mposhtur Ferizajn me golin e Jasmin Muhovicit.

Vushtrria ka triumfuar si mysafire e Trepçës në takimin e luajtur në stadiumin ‘Adem Jashari’ me rezultat 4-2.

Golat për mysafirët i shënuan Eri Lamçja, De Souza, Bashkim Shala dhe Nertil Hoxha, ndërsa për vendasit realizuan Veton Shabani dhe Ardian Neziri.

Rezultatet komplete:

Gjilani 6-1 2 Korriku

Arbëria 0-1 Prishtina

Trepca 2-3 Vushtrria

Liria 1-0 Ferizaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera