Sport

Përfundojnë ndeshjet e grupit të ‘vdekjes’, këto kombëtare kalojnë në 1/8 e finales në ‘Euro 2020’

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 23 June 2021

Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të Grupit F, apo të ashtuquajturit grupi i ‘vdekjes’, të zhvilluara në kuadër të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

Portugalia dhe Franca kanë luajtur baras 2-2, e me të njëjtin rezultat 2-2 është mbyllur edhe takimi ndërmjet Gjermanisë dhe Hungarisë.

Franca, Gjermania dhe Portugalia janë kualifikuar në fazën e eliminimit direkt, kurse Hungaria ka mbetur te shpija.

-Advertisement-

Francezët e kanë mbyllur Grupin F në vendin e parë me 5 pikë, kurse gjermanët të dytit me 4 sosh, ndërsa Portugalia ka përfunduar e treta me 4 pikë.

Hungarezët janë eliminuar pasi kanë mbetur të fundit me vetëm 2 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera