Sport

Përfundojnë ndeshjet e Grupit H në Ligën e Kampionëve, këto skuadra kualifikohen në 1/8 e finales

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 08 December 2021

Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të Grupit H në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Juventusi e ka mposhtur Malmon me rezultat minimal 1-0, kurse Chelsea dhe Zeniti i kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras 3-3.

Juventusi si i pari me 15 pikë dhe Chelsea si i dyti me 13 sosh kanë kaluar në fazën e eliminimit direkt të garës më prestigjioze për klube në Evropë.

-Advertisement-

Kurse Zeniti ka përfunduar i treti dhe garat do ti vazhdoj në Ligën e Evropës, kurse Malmo ka mbetur në fundit me 1 pikë, duke u eliminuar nga të dy garat./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera