Sport

Përfundojnë katër takimet e Superligës, befasia e ditës ndodhë në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 13 July 2020

Kanë përfunduar katër takimet e elitës së futbollit kosovar të zhvilluara në kuadër të xhiros së 30-të, shkruan Gazeta inFokus.

Ballkani e ka mposhtur si mysafir Feronikelin me rezultat minimal 1-0 dhe ka vazhduar garën për titull, duke iu ofruar Dritës në vetëm tri pikë, tri xhiro pa përfunduar kampionati.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, golin e vetëm për ‘portokallinjtë’ e realizoi Blend Baftiu (33’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Ballkani renditet i dyti me 62 pikë, ndërsa Feronikeli mbetet i 5-ti me 44 sosh.

 

Befasia e ditës se sotme ka ndodhur në Klinë, atu ku Dukagjini tashmë i ren nga Superliga e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3-2, duke ia vështirësuar punët jashtëzakonisht shumë ‘minatorëve’ për mbetje në elitë.

Golat për klinasit i realizuan Arbër Shala (11’), Abu Kamra (73’) dhe një autogol i Milot Avdylit (45+2’), ndërsa për mysafirët shënuan Muharrem Jashari (2’) dhe Milot Avdyli (13’).

Pas kësaj fitoreje Dukagjini mbetet i fundit, por tani ka 13-të pikë, ndërsa Trepça ’89 renditet e 9-ta me 35 pikë, tri me pak se Drenica që pozicionohet e 8-ta.

 

Skuadra e Llapit ka triumfuar si vendas ndaj Flamurtari me rezultat minimal 1-0, me golin e realizuar nga Kastriot Selemanaj (59’).

Llapjanët me këtë fitore kanë bërë një hap të madh drejtë mbetjes në Superligë, ku renditen të 6-ti me 42 pikë, ndërsa kryeqytetasit zbresin në pozitën e 7-të me 40 sosh.

 

Ferizaj e ka mposhtur në udhëtim Vushtrrinë me rezultat 3-1.

Golat për ferizajasit i kanë realizuar Albin Krasniqi, Filonit Shaqiri dhe Viktor Kuka, ndërsa golin e vetëm për vushtrriasit e shënoi Drilon Fazliu.

Pas kësaj fitoreje Ferizaj mbetet i 11-ti me 29 pikë, ndërsa Vushtrria e 11-ta me 21 sosh.

Të dy këto skuadra në sezonin tjetër do të bëjnë gara në Ligën e Parë të Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera