Sport

Përfundojnë gjashtë takimet e Ligës së Kampionëve, këto janë rezultatet

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 29 September 2021

Kanë përfunduar gjashtë takimet e Ligës së Kampionëve, të zhvilluara në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshjen kryesore të mbrëmjes e ka fituar Juventusi ndaj Chelseas me rezultat minimal 1-0, me golin e realizuar nga Federico Chiesa në minutën e 46’.

Befasi e mbrëmjes së sontme padyshim është humbja e thellë e Barcelonës në udhëtim te Benfica me rezultat 3-0.

-Advertisement-

Skuadra e Bayern Munchenit e ka ‘shkatërruar’ Dinamo Kyivin, pasi e ka mposhtur me rezultat të thellë 5-0, kurse Manchester Unitedi ka triumfuar ndaj Villarrealit me rezultat 2-1.

Salsburgu e ka mposhtur Lillen me rezultat 2-1, kurse Wolfsburgu dhe Sevilla kanë luajtur baras me shifrat 1-1.

Më poshtë keni rezultatet komplete të gjashtë takimeve të Ligës së Kampionëve, të zhvilluara në kuadër të fazës së grupeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera