Sport

Përfundojnë dy ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 01 March 2021

Kanë përfunduar dy takimet e zhvilluar në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Feronikeli ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Arbëria me rezultat të thellë 3-0, në sfidën e luajtur në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

Golat për ‘Niklin’ i realizuan Argjend Malaj (38’), Mendurim Hoti 44’ dhe Kojasevic (76’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Feronikeli ka kaluar në pozitën e gjashtë me 26 pikë, kurse Arbëria zbret në pozitën e tetë me 25 sosh.

Dueli tjetër i zhvilluar ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0.

Pas këtij barazimi Drenica renditet e nënta me 24 pikë, kurse Gjilani mbetet i katërti me 32 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera