Lajme

A përfundoi i nxehti afrikan në Kosovë, flet Sylë Tahirsylaj

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 12 July 2017
Mot i nxehtë dhe me vapë përvëluese po mban në Kosovë ditëve të fundit.Nga vapa e madhe, QKUK-ja ka lajmëruar se është rritur edhe numri i pacientëve. Por, temperaturat pritën të bien për disa gradë celsius nga dita e enjte. Madje, i nxehti që e kaploi ditëve të fundit Kosovën pritët të ikë në këtë ditë të korrikut.

Sylë Tahirsylaj, profesor i meteorologjisë në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës ka thënë për lajmi.net se më nuk do të këtë temperaturat të larta prej 38 apo 39 gradë, siç janë sjell. Vera e mbetur, pritët të shoqërohet me të nxehtë maksimal prej 32 gradë celsius.

“Dihet që në Kosovë muaj më i nxehtë është korriku. Por, tash më nuk do të ketë temperatura në 38-39 gradë, siç i përjetuam. Më të lartat në këtë verë do të sillën deri në 32 gradë. Pra, kështu do të sillet fundi i korrikut dhe krejt gushti. Mund të ndodh, rrallë herë të shkojnë deri në 35 gradë. Jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë Ballkanin është një situatë që ka një rritje të temperaturave”, tha profesori Tahirsylaj.

-Advertisement-

Vera e këtyre jave pritët ta ketë edhe freskinë e vetë herë pas herë, por me nga pakë pasoja për bujqit.

“Gjatë këtyre muajve të verës do të ketë të reshura me shi, më e keqja është se do të ketë edhe breshër. Kosova bënë pjesë në rajonet e aktiviteteve të rërave breshformuese. Pra, është një fenomen që nuk mund ti ikim dhe do të ndodhë edhe gjatë këtyre muajve të verës. Por, e mira është se natyra e kryen punën e sajë, nuk hakmerret. Kjo shkallë e prerjes së pyjeve e degradimit të natyrës, reflekton në këto ndryshime klimatike që i përjetojmë në vendin tonë, por njëkohësisht edhe në rajon”, tha ish drejtori i Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera