Kulturë

Përfundoi Edicioni i shtatë i Festivalit Summer Cult

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 01 October 2020

Edhe pse në kushte pandemie, është mbajtur sërish Festivali i artit për të rinjtë Summer Cult, një ngjarje tradicionale tashmë që organizohet në kryeqytetin e Kosovës.

Me dy ditë aktivitete, me 29 dhe 30 shtator,  të rinjtë kanë performuar, kanë diskutuar dhe kanë shkëmbyer përvoja në rrethanat e veçanta për të gjithë, që u krijuan gjatë këtij viti.

Në ditën e parë të Summer Cult, është organizuar një ngjarje e re,  Konferenca e parë për rininë dhe kulturën, në të cilën është debatuar për përfshirjen e të rinjve në aktivitetet kulturore në vend.

-Advertisement-

Ndërsa, në ditën e dytë, është mbajtur një lexim skenik në amfiteatrin e UP-së si dhe janë interpretuar disa pika muzikore.

Regjisori i ri Gëzim Hasani, koordinator i projektit tha se Summer Cult, është shndërruar tashmë në një oazë artistike.

“Është një projekt shumë i dobishëm për të rinjtë që duan të merren me art, sepse krijon gjithnjë mundësi të shprehjes artistike, të komunikimit mes nesh dhe me publikun, edhe pse sivjet duhet t’i përmbahemi distancës sociale”, u shpreh Hasani.

Aktivitetet janë mbështetur nga Ministria e Kulturës, Departamenti për Kulturë dhe Departamenti për Rini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera